Sekreti i atletit më të shpejtë për 400 metra, stërvitet nga një gjyshe

Atletika

Sekreti i atletit më të shpejtë për 400 metra, stërvitet nga një gjyshe

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 08:50
Wayde van Niekerk

Duhet të ishte trashëgimtari i Usain Bolt, “vetëtima” e ardhshme e 100 metrave. Por afrikano- jugori Wayde van Niekerk, në vitin 2012 zbuloi se kishte talent më të madh në vrapin e 400 metrave

Siç demonstroi në Rio De Janeiro ku fitoi lojërat olimpike në kategorinë e tij, duke vendosur një rekord prej 43 sekonda e 03 të qindat.

Por suksesi i tij i shkon në mënyrë të veçantë trajneres speciale, Ans Botha, një gjyshe 74- vjeçare.

Van Niekerk e quan “Teta Ans”. Ishte pikërisht ajo e cila në vitin 2012, kontribuoi në transformimin e tij në pistë, pas një dëmtimi që pësoi se 400 metrat ishin më të përshtatshme për të.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat