15 vjeçari sulmohet nga hiena, eshtrat iu shtypën si pako me çipsa (Foto)

Ndryshe

15 vjeçari sulmohet nga hiena, eshtrat iu shtypën si pako me çipsa (Foto)

Më: 27 qershor 2016 Në ora: 17:23
Djaloshi dhe hiena

Një nxënës u zgjua me hienën para fytyrës së tij, para se ta zvarriste në sulmin e tmerrshëm që i bëri, gjatë një udhëtimi familjar në një kamp.

Erco Janse van Rensburg e përshkruan se si dëgjoi zhurmën e eshtrave të tij, si të një çipsi, kur hiena përgatitej për festë në sulmin gjatë agimi, tregon gjyshi i tij për MailOnline.

Përvoja e tmerrshme përfundoi vetëm kur xhaxhai i 15 vjeçari u zgjua, pasi dëgjoi zhurmën e djaloshit, duke u ‘zvarritur si një batanije’, që kaloi afër tëndës së tij dhe ndoqën kafshën larg, transmeton Bota Sot.

Erco tani po shërohet në një spital në Johanesburg, pas disa operacioneve të gjata për të rindërtuar fytyrën e tij, e cila ishte gjymtuar në Parkun Kombëtar të Afrikës së Jugut.

Tashmë janë në gjueti të hienave, që dyshohet se kanë hyrë nga vrima e gardhit, që kishte për qëllim sigurimin e kampit kur po pushonte Erco me familjen e tij.

Basie Smalberger, 67 vjeçar, tregon se nipi i tij po flinte i vetëm në tëndë.

“Familja dhe xhaxhai i Erco-s po flinin në një tëndë tjetër, ndërsa hiena ishte krejtësisht e heshtur kur mori djaloshin, të cilin e tërhoqi zvarrë e më pas Johann u zgjua pasi mendoi se dikush po tërhiqte një batanije në tokë. Ai doli dhe pa se hiena kishte kapur në kokë Ercon dhe po e tërhiqte”, ka thënë ai.

“Erco ishte i vetëdijshëm gjatë sulmit dhe më pas ai përshkroi se kishte dëgjuar të shtypeshin eshtrat e tij si një pako me patate të skuqura”, shtoi ai, transmeton Bota Sot.

Djali nga Centurion, në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut Pretoria, u dërgua për ndihmë emergjente jashtë parkut Kruger, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të specializuar në Johanesburg./BS/

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat