Xhaferi mbështetë administratën gjyqësore

Maqedonia

Xhaferi mbështetë administratën gjyqësore

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 15:36
Valdet Xhaferri

Pengesat nga këshilli gjyqësor dhe puna e ngadalshme e ministrisë së financave nuk lejojnë të gjendet zgjidhje për kërkesat e administratës gjyqësore e cila tashmë një muaj gjendet në grevë. Ky është qëndrimi i ministrit të drejtësisë, Valdet Xhaferri. Ministri thotë se ka kërkuar nga Këshilli gjyqësor të bëjë analizë se sa para do duhet të sigurohen për shtesat prej 30% në rroga, që kërkojnë grevistët.

“Ne nuk kërkojmë para. Kërkojmë barazi juridike-ligjore, përmes ndryshimit të dy neneve nga ligji për administratë gjyqësore. Do të thotë, në letër të shkruhet se kemi të drejtë për këto shtesa, ndërsa paratë të na i japin kur qeveria të ketë mjete për këtë”, thanë nga POGJ për Alsat M.

Xhaferri nuk dinte të thotë a është i mundshëm ndryshimi i ligjit për shërbime gjyqësore, por megjithatë beson se së bashku me qeverinë mund të gjejnë zgjidhje të përshtatshme.

Xhaferri premtoi se në seancën e ardhshme të qeverisë sërish do t’i shtrojë kërkesat e POGJ-it për shqyrtim dhe pret që epilogu të jetë i shpejtë, pasi siç tha, për të ka qenë e pakëndshme kur nga dritarja e kabinetit i ka parë nëpunësit gjyqësor të i japin karton të kuq gjatë grevës së tyre para ministrisë së Drejtësisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat