Rahoveci bëhet me zyre të re të punesimit (Foto)

Kosova

Rahoveci bëhet me zyre të re të punesimit (Foto)

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 19:34
Pamje nga takimi

Ministri i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka nënshkruar marrëveshje me Heini Conrad nga Helvetas Swiss Intercorporation Kosovo dhe James Macbeth drejtor i GIZ, për ndërtimin e zyrës së punësimit, në Rahovec.

Abrashi ka thënë se që tani me fonde të përbashkëta do të ndërtojmë zyrën model të punësimit, që nënkupton hapësira të reja për shërbimin e punësimit, sipas standardeve më të larta.

“Së bashku me z. Heini Conrad nga Helvetas Swiss Intercorporation Kosovo dhe James Macbeth drejtor i GIZ, nënshkruam marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e zyrës së punësimit, në Rahovec.

Jam shumë falenderues ndaj partnerëve të dëshmuar të Ministrisë, që tani me fonde të përbashkëta do të ndërtojmë zyrën model të punësimit, që nënkupton hapësira të reja për shërbimin e punësimit, sipas standardeve më të larta.
Projekti ka kosto prej rreth 170,000.00 euro, derisa Ministria e Punës do të kontribuoj me rreth 30,000.00 euro”, ka njoftuar Abrashi.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat