Basha: Krimi dhe korrupsioni, modeli që ka Rama për drejtësinë

Shqipëria

Basha: Krimi dhe korrupsioni, modeli që ka Rama për drejtësinë

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 18:12
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu kundërpërgjigj me tone të ashpra konferencës për media të mbajtur nga kryeministri Rama, në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi.

Në deklaratën e tij për shtyp, kreu i selisë blu deklaroi se modeli i kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi është kapja e sistemit.

“E dëgjuat, sapo mbylli një fjalim 45-minutësh. Tha gjithçka, por s’ju përgjigj asaj kryesores. Metaforat, shprehje figurative, por ajo që i ngelet njeriut janë veprat. Çfarë i ofroi Shqipërisë në këto 3 vite? Kjo mazhorancë çoi në situatë totale pasigurie. Çfarë i ofroi shqiptarët. Modeli i Ramës për bashkitë është Enver Rroshi. Paska pasur dhe një emër tjetër, i akuzuar për përdhunim, drogë. Elisa Spiropali i modeli i vjedhjes në dogana. Dhe modeli i vjedhjes në Shëndetësi është Beqaj. Beni Çarter është për modelin e vjedhjes në ekonomi. Për rendin modeli është Tahiri, i një mijë e një gjërave. Më thoni se cili do jetë modeli i Ramës për drejtësinë? Ky model do ta ndihmoj e do ta mbajë të paprekur modelin e qeverisjes së korruptuar të krimit e korrupsionit”, tha Basha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat