Takimi me Metën, Basha: Nuk negociojmë kapjen e drejtësisë

Shqipëria

Takimi me Metën, Basha: Nuk negociojmë kapjen e drejtësisë

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 15:15
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kë bërë të ditur se opozita nuk do të pranojë asnjë negociatë që çon në kapjen e sistemit të drejtësisë. Kështu tha Basha në konferencën e shtypit pas takimit me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Basha sqaroi po ashtu se PD vazhdon që të jetë e hapur për negociata për të gjetur një zgjedhje për pikën që i ndan, atë të vendeve të rezervuara.

Po kështu, kreu i demokratëve vlerësoi takimin e sotëm me kryeparlamentarin Meta, ndryshe nga takimi që pati një javë me parë me Kryeministrin Rama, por që rezultoi jo efikas.

“A keni besim në një drejtësi e kapur nga njëra palë do të luftojë krimin. Ju ndjek dhe më ndiqni se përgjigjoa është JO, një sistem i tillë nuk do të jetë më i mirë. Venecia ka folur qartë, ka dhënë formulën se si garantohet moskapja politike e sistemit të drejtësisë dhe PD e ka pranuar atë zgjedhje.

Për PD në stadin aktual kjo është e vetmja cështje që ndan palët dhe opozita e ka të qartë, jemi gati ta mbyllim këtë kapitull dhe të vazhdojmë. Asnjë alibi, asnjë vonesë, asnjë taktikë për të zvarritur këtë proces nuk ka bërë PD. Kemi kërkuar një zgjidhje të ofruar nga SHBA dhe BE.

Këtë pata rast ti shpjegoj edhe sot kryetarit të Kuvendit i cili më këkroi ndjesë për incidentin e turpshëm të futjes në kalendarin e punimve të refomrës në drejtësi si një akt kriminal.

Nëse kërkohet bashkëbisedim për të gjetur zgjidhje, PD e ka, e ka patur dhe vazhdon ta ketë”,- tha Basha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat