Kanos me armë një person, në pranga 37-vjçari

Kronikë e zezë

Kanos me armë një person, në pranga 37-vjçari

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 10:38
Arma pa leje e M.B

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti. Është në pranga Martin Shpata, 37 vjeç, banues në fshatin Radostinë.

Arrestimi i tij erdhi pasi ky person, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu 32-vjeçarin M.B., banues në Radostinë, Fier. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen dhe neutralizimin e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa lejee armëve të gjahut”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat