Mot me diell dhe vranësira edhe gjatë vikendit

Kosova

Mot me diell dhe vranësira edhe gjatë vikendit

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 16:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë vikendit të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

“Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje gjatë ditës së diele ku dhe parashihet që në pjesën e dytë të ketë zhvillim vranësirash dhe kushte për reshje shiu”, thuhet në një njoftim të IHMK-së dërguar mediave.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat