“Dua të jem nishan mbi lëkurën tënde...”, gruaja denoncon priftërinjtë dhe zbulon SMS-të

Ndryshe

“Dua të jem nishan mbi lëkurën tënde...”, gruaja denoncon priftërinjtë dhe zbulon SMS-të

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 16:28
Prifti

“Do të doja të isha një nishan, për ta gjetur veten në pjesët më të fshehura të lëkurës tënde. Do të doja të isha një krem për t’u masazhuar në trupin tënd”. Nuk janë rreshta të shkëputur nga ndonjë tregim erotik, por mesazhet që një ish-punonjëse e kuvendit “San Giovanni Rotondo”, ka marrë nga priftërinjtë që shërbenin aty, me kërcënimin se do ta largonin nga puna.

Anna Verde është 40 vjeçe. Ajo e ka denoncuar këtë ngacmim në policinë e Foggia-s.

Për të provuar akuzën, gruaja ka nxjerrë regjistrime audio dhe sms, të cilat ia kishin dërguar priftërinjtë e kuvendit ku kishte punuar.

Këto akuza janë mbështetur edhe nga priftërinj të tjerë që kanë shërbyer më parë në kuvendin e San Giovanni Rotondo-s. Pas denoncimit, policia ka nisur një hetim, ndërsa pjesë të tjera të mesazheve do të publikohen në mediat italiane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat