Kapet me 1 kg drogë në makinë, pranga 32-vjeçarit shqiptar

Kronikë e zezë

Kapet me 1 kg drogë në makinë, pranga 32-vjeçarit shqiptar

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 12:08
Kapet me 1 kg drogë në makinë

Policia italiane në Venezia ka vënë në pranga një shqiptar 32-vjeçar, të kapur me 1 kilogram kokainë në makinë.

I arrestuari është Edmond Prekdukati, banues në Milano. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij tip “Citroen C3”, policia ka gjetur të fshehur drogën, në një shtresë të modifikuar në ndenjësen e pasme të makinës. Sipas policisë, shqiptari do takohej me dikë për të shitur drogën, por këtë e kanë penguar forcat  që kanë ndërhyrë për të bërë kontrollin.

Dyshohet se kokaina ka ardhur direkt nga Holanda dhe do të futej në tregun e Venecias. Edmond Predukati aktualisht ndodhet në burgun e Venecias, duke pritur dënimin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat