Ja si të mbani mend çdo gjë që e mësoni apo lexoni

Ndryshe

Ja si të mbani mend çdo gjë që e mësoni apo lexoni

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:36
Ilustrim

Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta që do t’ju ndihmojnë t’i mbani mend gjërat më mirë.

Kuptoni gjërat bazike

Ka shumë dallim nëse e keni parasysh se çfarë do të mësoni, pasi që vetëbesimi juaj rritet kur tema përsëritet dhe ju jeni të përgatitur.

Prandaj, përpiquni ta lexoni mësimin një ditë para se ta mësoni në shkollë apo kolegj, dhe do të vëreni një ndryshim të mahnitshëm.

Bëhuni pozitiv/e

Kur jeni të shqetësuar apo stresuar, keni tendenca t’i harroni gjërat më lehtë. Mund të keni mësuar shumë, por e keni harruar një temë të tërë. E frikshme, apo jo?

Është e rëndësishme t’i qëndroni besnik vullnetit për t’i mbajtur mend gjërat dhe ta ushtroni mendjen të qëndroj e qetësuar në çdo situatë.

Bëni gjumë të mirë

Nuk ka ndonjë dallim nëse qëndroni natën zgjuar dhe mësoni, pasi që mungesa e gjumit e rritë nivelin e shqetësimit dhe stresit, e kjo bën që t’i harroni të gjitha gjatë testit.

Theksoni gjërat e rëndësishme

Bëjeni një listë, apo theksoni mësimet më të rëndësishme.

Kjo do t’ju ndihmoj t’i rikujtoni më lehtë gjërat në provime dhe teste.

Gjithashtu, shënoni edhe gabimet që i bëni, pasi që kjo do t’ju rikujtoj të mos i përsëritni ato.

Parafytyroni gjërat

Është fakt që më lehtë i mbani mend gjërat kur i shihni. Prandaj, përpiquni t’i parafytyroni gjërat që i lexoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat