Parlamenti gjerman debaton sot për Kosovën dhe Maqedoninë

Lajme

Parlamenti gjerman debaton sot për Kosovën dhe Maqedoninë

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 12:38
Bundestagu gjerman

Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Gjermanisë në seancën e tij të 70-të të rregullt të përcaktuar për sot, mes tjerash, do të debatojë për Maqedoninë dhe Kosovën.

Në sesionin e mbyllur për opinionin, për gjendjen aktuale në Maqedoni do të debatohet në pikën e tretë. Paraprakisht anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme do të debatojnë për pikat për gjendjen në Afrikë dhe marrëdhëniet Gjermani-Turqi, ndërsa pas Maqedonisë do të debatojnë për Rusinë, Kosovën, Libanin dhe vendet e tjera.

Zakonisht komisioni debaton pasi përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të prezantojnë informata për gjendjen rreth pikave të rendit të ditës.

Debati i fundit për Maqedoninë në Bundestag ndodhi në mars të vitit të kaluar kur Komisioni debatoi rreth informatave të përgatitura nga i dërguari special i atëhershëm për Maqedoninë Ernst Reichl. Sesionet e Komisionit për Politikë të Jashtme zhvillohen pa praninë e opinionit.

Debati i sotëm për Maqedoninë në Bundestag koincidon me vizitën e të dërguarit special gjerman Johannes Haindl në Shkup dhe takimet me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës me të cilët ka biseduar për mënyrat për tejkalimin e krizës politike në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat