Sa shumë zviceranë te Shqipëria (Foto)

Futboll

Sa shumë zviceranë te Shqipëria (Foto)

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 18:46
Ilustrim

Zvicra A kundër Zvicrës B, apo Shqipëria A kundër Shqipërisë B? Kjo është çështja që ka ngritur gazeta zvicerane ‘Blick’, në prag të ndeshjes hapëse në Euro 2016 mes këtyre dy përfaqësuesve.

Zvicra dhe Shqipëria do të takohen në ndeshjen e parë të grupit A, të shtunën më 11 qershor duke filluar nga ora 15:00.

Kjo përballje ka ngjallë interesim të madh të opinionit, pasi që në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë gjashtë lojtarë me prejardhje shqiptare, por edhe te Kombëtarja Shqiptare 12 nga 23 lojtarët e ftuar nga Gianni De Biasi hapat e parë të futbollit i kanë marrë në Zvicër, disa prej tyre kanë qenë edhe pjesë e përfaqësuesve të reja.
“Sa shumë zviceranë në Shqipëri”, është titulli i Blick.

Ansi Agolli, Amir Abrashi, Frederic Veseli, Taulant Xhaka, Shkelzen Gashi, Arlind Ajeti, Migjen Basha, Lorik Cana, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Naser Aliji dhe Armando Sadiku, janë lojtarët shqiptarë që luajnë në Zvicër, po që hapat e parë të futbollit i kanë marrë në Zvicër.

Image

Shkëlzen Gashi ka luajtur 10 ndeshje për U21 të Zvicrës

Image

Frederik Veseli kishte fituar Kupën e Botës U17 me Zvicrën

Image

Taulant Xhaka gjatë kohës sa ishte pjesë e të rinjve të Zvicër, përballë David Alaba së Austrisë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat