Çiftet që kanë djalë më të prirura për të qenë bashkë më gjatë

Life style

Çiftet që kanë djalë më të prirura për të qenë bashkë më gjatë

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 09:28
Ilustrim

Qindra vite me parë çiftet të cilat kanë pasur fëmijë të gjinisë mashkullore e kanë konsideruar atë si dhuratë, karshi të pasurit vajzë.

Por kjo gjë ende është aktuale në disa komunitete.

Studimi i bërë nga profesori i ekonomisë, Gordon Dahl nga Universiteti i Kalifornisë – San Diego, sipas të dhënave që ka përdorur ai, ka gjetur se meshkujt kanë qenë më lehtë të prirur për të ofruar martesë nëse kanë kuptuar se e dashura e tyre po pret djalë.

Kjo ka bërë që divorcet të jenë më të pakëta në këto raste, kur fëmiu i parë ka qenë djalë.

Një studim tjetër i ndarë që është bërë në Universitetin e Miamit ka gjetur se çiftet që kanë pasur djalë kanë qenë të prirua për të vazhduar martesën, edhe tre vite pas lindjes së djalit sesa vajzës.

Dallimi është i vogël, në SHBA, 64 për qind e djemve të moshës 11-14 kanë qenë duke jetuar me prindërit biologjik, duke bërë krahasim me vajzat që përbëjnë 61 për qind.

Krejt kjo që studimi nxjerr në fund bëhet për shkak se çiftet kanë dëshirë për të pasur nipër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat