Ja thyen këmbën policit në detyrë dhe ikën

Ja thyen këmbën policit në detyrë dhe ikën

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 17:08
Ilustrim

Përderisa ekipi i policisë së Kosovës është mobilizuar për të pritur delegacionin shqiptar, ka ndodhur një incident.

Një polic është goditur nga një rrotë e kamionit në rrugën rajonale Prizren-Gjakovë me ç’rast ka pësuar frakturë në këmbë.

Personi që ka shkaktuar aksidentin është në kërkim të policisë, bën të ditur Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 10:35 në rrugën rajonale Prizren-Gjakove, një kamion duke lëvizur nëpër atë pjesë ku edhe ndodhej në detyrë zyrtari policor, del rrota nga kamioni dhe godet zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndim/frakturë te këmbës”, ka thënë i PK’së.

“Ekipi emergjencës të lënduarin e ka dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren ku po vazhdohet me tretman mjekësor, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga njësitet relevante policore për identifikim të personit dhe automjetit të involvuar në këtë rast”, ka shtuar Daut Hoxha për mediat vendore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat