Nuk do ta besoni, ky profesor ka pasurinë në vlerën 1 milionë e 600 mijë euro

Aktuale

Nuk do ta besoni, ky profesor ka pasurinë në vlerën 1 milionë e 600 mijë euro

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 18:04
Komuna e Gjakoves

Shumë herë politikanët që gëzojnë pozita të mira në institucionet shtetërore kanë pasurinë me vlera gjashtë numerike, por jo edhe një profesor i Universitetit të Prishtinës.

Por rasti i profesorit Artan Nimani, i cili është poashtu këshilltar komunal në komunën e Gjakovës dhe profesor në tri fakultetet, në Universitetin e Pejës, Prizrenit dhe një kolegj privat.

Pasuria e Nimanit llogaritet në vlerën mbi 1 milionë e 603 mijë euro. Në kuadër të kësaj pasurie përfshihen dy shtëpi, tokë e truall.

Ai vozit një veturë prej 28 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij një veturë prej 10 mijë euro.

Falë katër vendeve të punës që i mban, ai gëzon të ardhura të mira vjetore, duke hyrë kështu në mesin e milionerëve./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat