NASA fotografon në Mars vargmale

Teknologji

NASA fotografon në Mars vargmale

Më: 19 maj 2016 Në ora: 16:53

Nga Marsi na vijnë fotografi të ndryshme, të cilat menjëherë bëhen objekt i komenteve dhe debateve të nxehta. Aty ku disa shohin krijesat e gjalla, të tjerët nuk shohin asgjë, përpos kreshtave dhe ambientit të pajetë. Por, disa fotografi të bëra në Mars, të publikuara tash vonë, duket se nuk lënë asnjë dyshim për ata që kanë sy e mend. aty shihen qartë drurët, apo thënë më mirë, malet.

Duket se drurët në fjalë janë të ngjashëm me kaktuset në Tokë. Dihet se kaktuset mund të mbijetojnë në kushte të pabesueshme dhe të qëndrojnë një kohë të gjatë pa ujë. Sido që të jetë, tani mund të thuhet me gojën plot se ka dëshmi rreth ekzistimit të bimëve të gjalla në Mars. Apo, të jetës në Mars.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat