iPod i vjetër tashmë vlen mijëra dollarë

Teknologji

iPod i vjetër tashmë vlen mijëra dollarë

Më: 19 maj 2016 Në ora: 14:40

iPod juaj i vjetër, që mbledh pluhur në një sirtar të komodinës, tashmë mund të vlejë mijëra dollarë.

Kështu disa modele që janë blerë kohë më parë me vlerë jo shumë të madhe, tashmë mund të konsiderohen si një pasuri e vërtetë.

Rritja e pabesueshme e vlerës së tyre erdhi që prej konfirmimit të “Apple” në vitin 2014, se nuk do të prodhonte më iPod-in klasik.

Ky lajm bëri që pajisja ikonë e kësaj marke, të kërkohej shumë nga njerëzit që e duan atë për shkak të memories të madhe dhe të aftësisë për të mbajtur shumë bateri.

Tashmë disa modele iPod, vlejnë mijra dollarë në “ebay”. Terapeak, që është një degë shitjesh së “eBay” ka deklaruar se ka shitur një iPod model U2 të ri nga fabrika, për një shifër prej 90 mijë dollarësh.

Një studimi i të dhënave që kanë bërë Terapeak ka treguar se tendenca e rritjes së çmimet është e vijueshme dhe ende nuk është përcaktuar se sa mund të shkojë vlera e tyre.

iPod –ët klasikë nuk do të jenë më në shitje dhe kështu pajisja juaj, ka shumë të ngjarë që të marrë akoma më shumë vlerë duke qëndruar në dollapin tuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat