Modelet e reja – Asus ZenFone 3 vijnë në maj?

Teknologji

Modelet e reja – Asus ZenFone 3 vijnë në maj?

Më: 15 maj 2016 Në ora: 07:43

Asus është duke u bërë gati t’i prezantojë gjeneratën e re të telefonave ZenFone. Sipas mediave tajvaneze, drejtori i Asus – Jerry Shen ka thënë se modelet e reja të ZenFone do të paraqiten në treg gjatë muajit qershor.

Më saktësisht, Asus e ka paralajmëruar ngjarjen e saj Zenvolution më 30 maj, dhe në këtë ngjarje do të jetë bashkë-organizator edhe partneri i saj Intel.

Asus ka qenë një nga aleatët më të mëdhenj të Intel, por kur gjiganti Intel ka hyrë ashpër edhe në fushën mobile, Asus ka gjetur furnizues të rinj. Zenfone 3 do të vijnë me procesorët Atom nga Qualcomm ose MediaTek.

Kjo do të thotë se Zenvolution më 30 maj mund të jetë një ngjarje e dedikuar edhe për produktet e tjera të Asus sikurse laptopët, ndërsa ZenFones do të mund të lansohen në një datë tjetër, të mëvonshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat