Mikro-dronët, vetëm 300 gram

Teknologji

Mikro-dronët, vetëm 300 gram

Më: 14 maj 2016 Në ora: 19:21

Peshojnë më pakë se 300 gram por mund të revolucionojnë qiejt tanë, janë mikro dronët, mini robotë fluturues që nuk preken nga ligjet dhe po njohin një përhapje shumë të lartë, mbi të gjitha për filmimet ajrore, në gazetari dhe inspektime të godinave.

Kushtojnë pakë, janë të besueshëm dhe mbi të gjitha nuk preken nga ligjet rregullatore për aspektin e fluturimeve ajrore dhe pilotët nuk kanë nevojë të kenë ndonjë dëshmi dhe nuk janë të detyruar të kalojnë nëpër vizita mjekësore.

Këto janë karakteristikat kryesore që po sjellin një bum të vërtetë për mikro-dronët, me një peshë nën 300 gram, me një sukses që ka filluar të konsiderohet një revolucion për këtë sektor.

Për këtë arsye, më 15 maj do të zhvillohet në Romë një ekspozitë e këtyre mikro-dronëve, Drone Expo, ku në program do të ketë edhe një mbledhje speciale dedikuar kësaj teme, për të sqaruar normativat ligjore, modelet në treg dhe mundësitë e pafundme të aplikimit të mikro-dronëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat