“Alphabet”-i ia kalon “Apple”-it, marka më e vlefshme në botë

Teknologji

“Alphabet”-i ia kalon “Apple”-it, marka më e vlefshme në botë

Më: 14 maj 2016 Në ora: 16:43

Kompania më e vlefshme është “Alphabet”-i i “Google”-it, duke i marrë kështu fronin “Apple”-it. Nga rezultatet e fundit del se kompania mëmë e “Google”-it, aktualisht vlen 570 miliardë dollarë, ndërsa “Apple” vlen 535 miliardë dollarë.

Ndërsa kujtojmë se hera e fundit që “Google” ka qenë më e vlefshme se “Apple”, ka qenë në shkurt të vitit 2010, ku të dyja kompanitë së bashku vlenin më pak se 200 miliardë dollarë.

Gjatë asaj kohe, ende nuk kishte dalë iPad-i i “Apple”-it. Ndërsa “iPhone” më i ri në treg ishte “iPhone 3GS”. Kompania drejtohej nga Steve Jobs, ndërsa gjiganti i kërkimit drejtohej nga Eric Schmidt, i cili ia kaloi postin bashkëthemeluesit Larry Page një vit më vonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat