Baki Automobile Volkswagen sjell në Kosovë modelin e ri Volkswagen TIGUAN

Teknologji

Baki Automobile Volkswagen sjell në Kosovë modelin e ri Volkswagen TIGUAN

Më: 14 maj 2016 Në ora: 16:08

Baki Automobile- Volkswagwen si përfaqësues i Autorizuar për shitje dhe servisim të automjeteve Volkswagen sjell në Kosovë produktin më të ri VW Tiguan.

Me përmasë dinamike, pjesë ballore ekspresive dhe pjesë e pasme e fuqishme – Tiguan-i i ri kujdeset që, edhe pse me një dimension kompakt, të mos neglizhohet.

Në tregun tonë Tiguan i ri ofron motor benzinë me kapacitet prej 180 kuajfuqi dhe motor dizel me kapacitet 150 dhe 190 kuajfuqi, të cilët e plotësojnë normën e emitimit të gazërave Euro 6.

Përveç motorëve ju do të keni mundësi të zgjedhni versionin e sistemit të tërheqjes me rrotët e para apo sistemit të tërheqjes me te të gjitha rrotët 4MOTION, të cilët posedojnë edhe sistemin “4MOTION Active Control”.

Në sajë të një game të gjerë të opsioneve të komfortit, ju do të keni udhëtim të këndshëm edhe në rrugë të gjata.
Pasagjerët, si në pjesën e përparme ashtu dhe në atë të pasme, në Tiguan-in e ri, gëzojnë një hapësirë bujare të zonës së këmbëve falë rritjes së dimensionit mes boshteve të rrotëve për 7.7 centimetra.

Kapaciteti i bagazhit ofron hapësirë prej 400 litra deri në 1655 litra kur palosen ulëset e pasme.
I pajisur standard me me sisteme të avancuara të sigurisë dhe asistencës për shoferin, Tiguan-i i ri ju çon plot besim në destinacion.

Çmimi fillestar për modelin e ri Volkswagen Tiguan me motor dizel është prej 26,494€.
Te Baki Automobile- Volkswagen mund të bëni porosi për të gjitha llojet dhe versionet e veturave Volkswagen por mund edhe ti shihni të ekspozuara në Showroom-in e Baki Automobile Volkswagen në Magjistralen Prishtinë – Ferizaj km5.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat