890 mijë aplikacione të rreme që rrezikojnë

Teknologji

890 mijë aplikacione të rreme që rrezikojnë

Më: 14 maj 2016 Në ora: 09:02

Sipas një studimi të kryer në Tokio, ekzistojnë afër një milionë aplikacione të rreme, të cilat ngjasojnë me ato zyrtaret, por që janë krijuar me qëllim që të vjedhin të dhënat e përdoruesve. Studimet kanë treguar se këto aplikacione tashmë janë rritur në numër. Sipas kompanisë “Trend Micro”, vetëm në “Google Play store”, janë gjetur mbi 50 aplikacione false.

Rreth 70 %e aplikacioneve të përfshira në studim kanë qenë të rreme, por janë krijuar në mënyrë të njëjtë si aplikacionet origjinale së bashku me të njëjtat funksione.

Rreziku që njerëzit të mashtrohen nga këto aplikacione është shumë i lartë dhe ata mund të jenë pre e këtyre mashtrimeve lehtësisht.

Kompania e sigurisë “Trend Micro” me bazë në Tokio, e cila prodhon antiviruse që mbrojnë kompjuterët, tabletët, “smartfonët” tanë nga të tilla rreziqe, tha se kishte gjetur 890,482 aplikacione të rreme në një vrojtim të bërë në muajin prill të këtij viti. Më shumë se gjysma rezultuan të ishim aplikacione keqdashëse kur 59,185 ishin “Adware” (programe që shfaqin vazhdimisht reklama të padëshirueshme) dhe 394,263 ishin aplikacione keqdashëse “Malware” që rrezikonin të dhënat e përdoruesve.

Rastet më të shpeshta që rezultojnë të jenë aplikacione të rreme janë kryesisht aplikacione antivirusesh dhe objektivi i tyre janë përdoruesit që mendojnë se do të mbrohen përmes këtyre aplikacioneve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat