WhatsApp tani edhe si aplikacion në Desktop

Teknologji

WhatsApp tani edhe si aplikacion në Desktop

Më: 11 maj 2016 Në ora: 15:43

Duket që thashethemet ishin të vërteta pasi WhatsApp ka prezantuar tani zyrtarisht aplikacionin e ri për Desktop.

“Ashtu si WhatsApp Web, aplikacioni jonë për Desktop është thjeshtë një shtesë e telefonit tuaj. Aplikacioni shfaq bisedat dhe mesazhet nga telefoni juaj mobil”, tha kompania në një deklaratë.

Aplikacioni, i cili është në dispozicion për përdoruesit në Windows 8 dhe sisteme më të reja operative, qëndron i sinkronizuar me shërbimin WhatsApp në telefonin tuaj duke i lejuar atij të komunikojë me përdoruesit e tjerë në listë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat