SHBA: Republikanët kërkojnë sqarime nga Facebook

Teknologji

SHBA: Republikanët kërkojnë sqarime nga Facebook

Më: 10 maj 2016 Në ora: 21:39

Senatorët republikanë kërkuan të martën një shpjegim nga Facebook, pas njoftimeve se ish-punonjës të kompanisë kishin përjashtuar nga publikimi në faqe artikuj me prirje konservatore. Një zyrtar i lartë i Facebook-ut tha se kompania nuk kishte gjetur prova për të mbështetur akuzat anonime.

Në një letër dërguar kryetarit dhe drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, Senatori John Thune i Dakotës së Jugut kërkoi të dite se kush vendos në kompani se cilët artikuj përfshihen në seksionin me lajmet më të diskutuara (trending), çfarë trainimi u bëhet punonjësve, nëse kompania po shqyrto se çfarë masash të marrë për t’i vënë punonjësit para përgjegjësisë.

Sipas njoftimeve të medias, punonjësit kanë përjashtuar artikuj që i kanë konsideruar si jo shumë të besueshme nga lista e atyre që gjenerojnë më shumë interes.

Tom Stocky, zv/president i Facebook-ut tha se kompania “nuk kishte gjetur të dhëna që të vërtetonin se akuzat anonime ishin të vërteta”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat