“Facebook” po politizohet

Teknologji

“Facebook” po politizohet

Më: 10 maj 2016 Në ora: 16:12

“Facebook” është rrjeti më i madh social në botë. Nëpërmjet tij operojnë platforma informative nga më të ndryshmet, artisë, biznesmenë dhe politikanë.

Një faqe me lajme nga teknologjia “Gizmodo”, ka hedhur akuza se “Facebook” po politizohet. Sipas kësaj faqeje, rrjeti social po censuron informacionet që kanë të bëjnë me konservatorët.

Në artikullin e postuar në këtë faqe thuhet sesi stafi i “Facebook”-ut zgjedh ‘të varrosë’ për 1.6 miliardë përdoruesit e vet artikujt që lidhen me politikat konservatore.

Por kreu i seksionit të kërkimit në “Facebook”, Tom Stocky, i është përgjigjur duke thënë se “nuk është gjetur asnjë provë që faktonte këto akuza”.

Sipas BBC-së, akuzat mbërritën pak javë pas deklaratës së Marck Zuckerberg, që denoncoi publikisht politikat e Donald Trump, sidomos ato që kishin të bënin me emigracionin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat