Dhjetëvjeçari hakoi Instagram-in, fitoi 10 mijë dollarë

Teknologji

Dhjetëvjeçari hakoi Instagram-in, fitoi 10 mijë dollarë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 11:48

Dhjetëvjeçari Jani nga Finlanda, ka hakuar Instagram-in duke treguar se kjo nuk është edhe aq e vështirë dhe secili kush kupton në kode dhe serverë mund të fshijë komentet që i bëjnë shfrytëzuesit e këtij rrjeti social shumë i popullarizuar.

Ky dhjetë vjeçar është bërë personi më i ri që ka fituar para nga Facebook-u, sepse ka hakuar prodhimin e tyre.

“Kam mundur ta fshij secilin nga këto rrjete sociale, madje edhe Justin Biber”, ka thënë Jani për mediat lokale.

Rekord të mëhershëm e ka arritur një 13 vjeçar në vitin 2013, cka do të thotë se Jani në fakt është bërë personi i parë që ka hakuar një produkt të Facebook që teknikisht nuk do të kishte mundur ta shfrytëzojë sepse Instagrami është i ndaluar për personat që kanë 13 vjet.

Nga Facebook kanë konfirmuar se Jani e ka gjetur mënyrën që ta ndryshojë kodin tek serveri i Instagramit dhe të fshijë postimet e shfrytëzuesve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat