​Brazili ndalon aplikacionin WhatsApp

Teknologji

​Brazili ndalon aplikacionin WhatsApp

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:39

Një gjykatë në Brazil urdhëroi të gjithë operatorët telefonikë në Brazil që ta bllokojnë aplikacionin e mesazheve WhatsApp, që është në pronësi të rrjetit social Facebook, për shkak se kompania nuk ka arritur të kthejë disa të dhëna, që kanë qenë pjesë e hetimeve për trafikim me drogë.

Që nga mbrëmë nuk është duke funksionuar ky rrjet social, i cili ishte përdorur rregullisht për mesazhe dhe thirrje nga brazilianët.

Sipas uefaqes “Sergipestatetribunal”, aplikacioni do të bllokohet për 72 orë.

Bashkëthemeluesi i këtij rrjeti të mesazheve, Jan Koum ka reaguar lidhur me këtë vendim, duke thënë se për shkak të mungesës së një informacioni, nuk mund të ndalohet një aplikacion i tërë.

"Përsëri miliona brazilianë të pafajshëm janë duke u ndëshkuar për shkak se gjykata do që WhatsApp ta kthejë një informacion, që ne nuk e kemi”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që aplikacioni WhatsAppështë në shënjestër të gjyqtarëve. Në mars të këtij viti, nënkryetar i Facebook–ut në Amerikën Latine ishte arrestuar, pasi autoritetet thanë se Facebook nuk pranoi të japë të dhëna nga WhatsApp, në mënyrë që të mbrojë përdoruesit e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat