Microsoft, Cortana nuk do të përdorë më Google

Teknologji

Microsoft, Cortana nuk do të përdorë më Google

Më: 30 prill 2016 Në ora: 11:07

Cortana, asistenti virtual i Windows 10, do të bëj kërkime online për përdoruesit vetëm me brouserin Edge dhe motorin e kërkimit Bing, të dy programe të Microsoft.

Ka qënë kompania e Redmond që ka shpjeguar në blogun e saj se Cortana jep më të mirën nga vetja duke punuar me programet e tjera të familjes Microsoft, dhe vetëm kështu është në gjendje të garantojë shërbimin më të mirë për përdoruesit.

Por kjo përkthehet në pamundësinë e konsumatorëve për të bërë kërkime online duke u nisur nga Cortana në programet e tjera rivale si Chrome apo Firefox, dhe të ndërveprojë me motorët e tjerë të kërkimit si Google. Këto programe mund të përdoren me Windows 10, por duke mos shfrytëzuar fuqinë e Cortana.
“Shiriti i kërkimit” i Cortana, i konfiguruar si jnë asistent dixhital personal hapet në menunë e Windows 10, dhe i jep mundësi përdoruesit të bëj kërkime të shpejta në kompjuter, në dokumenta, madje dhe në internet.

Duke marrë të dhënat nga motori i kërkimit të Microsoft, Bing, “Cortana është konceptuar të funksionojë bashkë me Edge”, thotë kompania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat