Snapchat po e kalon Facebook

Teknologji

Snapchat po e kalon Facebook

Më: 29 prill 2016 Në ora: 16:15

Përdoruesit e Snapchat po bëjnë gjithnjë e më shumë video në aplikacionin e rrjetit social çdo ditë, thotë kompania.
Snapchat thotë për Bloomberg se tani aplikacioni ka rreth 10 miliardë video në ditë.

Kjo është një shifër mbresëlënëse për kompaninë, e cila filloi biznesin si një mënyrë e thjeshtë për të shpërndarë me miq selfie që zhduken.

Kompania kishte rreth 4 miliardë video në ditë vitin e kaluar, dhe ky numër kërceu në 6 miliardë në nëntor dhe 8 miliardë në shkurt.

Siç duket, lufta për video mes Facebook dhe Snapchat po zhvillohet ashpër, por se Snapchat po sheh më shumë aktivitet tek videot sesa Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat