​Facebook mendon për të gjithë

Teknologji

​Facebook mendon për të gjithë

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:14

Teksa interneti po dominohet gjithnjë e më shumë nga imazhet, Facebook po lanson një sistem përmes së cilit mund të lexohen fotot dhe të tregohen vizualisht histori, të cilat njerëzit e verbër e kanë të pamundur që t’i shohin në rrjetet sociale.

Të verbrit përdorin program të sofistikuar për të lundruar në internet të njohur si lexues të ekraneve, për të bërë kompjuterët të përdorshëm. Ata e kthejnë përmbajtjen e ekranit në të folur apo në gjuhën braille. Por ata vetëm mund të lexojnë tekstin dhe nuk mund të “lexojnë” fotografinë.

Duke përdorur inteligjencën artificiale, serverët e Facebook-ut tani mund të deshifrojnë dhe të përshkruajnë figurat e dhëna dhe ti kthejnë ato në një formë që mund të lexohet nga një screenreader.

Shërbimi i ri i rrjetit më të madh social në botë është duke u vënë në dispozicion në pajisjet iOS fillimisht, por do të jetë edhe në platforma tjera mobile në të ardhmen.

Disa nga objektet që teknologjia e re njeh janë:

Transporti: Makina, varka, aeroplanë, biçikletë, trena, motoçikleta apo autobusë.

Mjedis: Male, pemë, dëborë, qiell, oqean, ujë, plazh, dallgë, diell apo bar.

Sporte: Tenis, not, stadium, basketboll, bejsboll dhe golf apo ushqime si akullore, sushi, pica, ëmbëlsira apo kafe.

Nga pamja e jashtme do të mund të pikasen bebet, njerëzit me syze, bizhutë dhe këpucët.

Njeriu që qëndron pas këtij zhvillimi është Matt King, një inxhinier i Facebook i cili humbi shikimin e tij, për shkak të dëmtimeve në retinën e syve.

“Në Facebook, gjithçka për çka ndodh gjatë ditës, është ekstremisht vizuale” thotë King. “Ndaj ai që është i verbër, e kupton tani se kur ti del jashtë”.

Softueri për lexim të ekranit (Sreen-reader) kthen ueb faqet dhe dokumentet në një fjalim të sintetizuar për njerëzit të cilët janë të verbër ose kanë dëmtime të rënda vizuale.

Me kalimin e kohës, Facebook synon të përfshijë përshkrimin më të plotë të asaj që është në fotografi, duke përfshirë edhe identitetin e njerëzve në fotografi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat