Biçikleta që mund të fluturojë (Video)

Teknologji

Biçikleta që mund të fluturojë (Video)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 12:20

Colin Furze, ish hidraulik ka ndërtuar një pajisje të njohur si ‘hoverbike’, e cila është në formën e biçikletës, por që mund edhe të fluturojë.

Furze e ka ndërtuar pajisjen në shtëpinë e tij dhe tani për herë të parë e ka hedhur për testim, që ka rezultuar e suksesshme .

‘Hoverboards’ kanë bërë bujë që nga krishtlindjet e kaluara, të cilat janë përkrahur edhe nga të famshmit.

Kjo është pajisja e parë e këtij lloji, e cila falë ndërtimit të saj, arrin edhe të fluturojë.

Në një video të publikuar në youtube, Furze tregon se nuk ka kualifikime inxhinierie apo përvojë të fluturimit, por është i impresionuar me krijimin e tij.

“Më në fund, ideja ime e çmendur është realizuar në realitet, por kjo gjë tregon se gjërat e reja mund të çojnë në rezultate të mahnitshme.

Kjo nuk është shpikja e parë e çuditshme e tij, pasi që Furze ka rekordin botëror në Guinnes për karrocën më të shpejtë në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat