Shkencëtarët: Terminatorët zhduken Brenda 5 viteve

Teknologji

Shkencëtarët: Terminatorët zhduken Brenda 5 viteve

Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:21

Njerëzimi është në rrezik nga zhdukja, nëse pretendimet e një raporti të publikuar në DailyMail janë të sakta.

Përderisa shumica mund ta shohin këtë si një fantazi, raporti sugjeron se ka një numër katastrofash globale që mund të ndodhin përderisa njerëzimi po dëshiron që të avancohet gjithnjë e më shumë.

Sipas raportit, në krye të listës për vitin 2016 janë katastrofat për shkak të ndryshimit të klimës, pandemitë natyrore si gripi i shpezëve dhe lufta nukleare.

Rreziqet tjera që e bëjnë listën për vitin 2016 janë një virus i bërë nga vetë njerëzit dhe rreziku nga inteligjenca artificiale. Raporti sugjeron se ngjarjet spektakolare të tilla si një përplasje me ndonjë asteroid dhe një supervullkan mbesin në fund të listës për momentin.

“Ne nuk presim që këto rreziqe të ndodhin nesër, ose këtë vit, por nuk duhet t’i injorojmë”, tha Sebastian Farquhar nga Global Priorities Project, i cili kontribuoi në raport së bashku me Universitetin e Oksfordit.

Sipas këtij raporti, robotët e stilit “Terminator” do të mund ta zhdukin njerëzimin brenda pesë viteve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat