Dita Ndërkombëtare e Vajzave në Teknologji shënohet edhe në Kosovë

Teknologji

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në Teknologji shënohet edhe në Kosovë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 07:12

Dita Ndërkombëtare e Femrës në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit(TIK) manifestohet çdo vit në të enjten e fundit të prillit në 140 shtete të botës. Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Femrave në TIK mbahet sot, më 28 Prill.

Iniciativa e Femrave në TIK është një përpjekje me karakter global që synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë femrat e reja për ndjekjen e studimeve ku në qendër të vëmendjes kanë sektorin e teknologjisë së informacionit.

Për të ndihmuar në promovimin e një paradigme të re në sektorin e TIK-ut, këtë vit, shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK do të bëhet edhe në Kosovë. Kjo do të jetë hera e dytë që një ngjarje e tillë është organizuar në Kosovë për të shënuar këtë ditë ndërkombëtare. Sot në objektin e A.U.K do të bëhet një organizim për këtë ditë.

Bazuar në raportin e publikuar nga STIKK “Femrat në Teknologji” në dy vitet e fundit, në Kosovë vetëm 20% e fuqisë punëtore në sektorin e TIK-ut janë femra.

Situatë e ngjashme është edhe në Unionin Evropian ku vetëm 30% e rreth 7 milionë të punësuarve në sektorin e TIK-ut Evropian janë femra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat