​Pronarët e pakënaqur me Tesla Model X

Teknologji

​Pronarët e pakënaqur me Tesla Model X

Më: 25 prill 2016 Në ora: 00:00

Byron Deeter ishte një nga pronarët e parë të Tesla Model X, por sot ai ktheu në përdorim Jeep Rubikonin e tij, pas shumë problemeve në software-in e Tesla-s.

Problemi i parë i Deeter ishte se dera e shoferit nuk hapej nga jashtë. Pastaj dera anësore e shoferit nuk mbyllej. Ai mund ta mbyllte manualisht por makina nuk e njihte derën si të mbyllur dhe atij i duhej të voziste duke e mbajtur derën e mbyllur.

Ditën tjetër frenat emergjentë angazhoheshin automatikisht, pa nevojë, dhe dritarja anësore e shoferit nuk mbyllej plotësisht.

"Kjo mendoj se e ka të bëj me probleme në software, por ndoshta është një kombinim i kësaj dhe dështimit të sensorëve", tha Deeter, per Future.

Deeter ka dërguar email në tri adresa të ndryshme për shërbim të klientit të listuara në faqen e internetit Teslës por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Deeter nuk është i pari që ka probleme me Modelin X të Tesla. Të martën është raportuar që shumë pronarët të këtij modeli kanë dërguar mesazhe me ankesa, përderisa kompania nuk ka komentuar rret h kësaj çështje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat