​Kina ndalon dy shërbime të Apple

Teknologji

​Kina ndalon dy shërbime të Apple

Më: 24 prill 2016 Në ora: 23:17

Autoritetet kineze kanë mbyllur shërbimet e Apple për leximin online të librave dhe shikimin e filmave. Po ashtu, janë imponuar rregulla të rrepta për drejtimin e materialit që mund të publikohet në internet.

Rregullorja e përuruar në mars e bën të jashtëligjshme pronësinë e huaj të shërbimeve botuese online.

Rregullat kërkojnë që e gjithë përmbajtja që i servohet popullit kinez në internet duhet të ruhet në serverët e kontinentit kinez.

Apple tha se shpreson që qasja në këto shërbime në Kinë do të lejohet përsëri së shpejti, raporton BBC.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat