Shitjet e modeleve Lumia bien për 73 për qind

Teknologji

Shitjet e modeleve Lumia bien për 73 për qind

Më: 23 prill 2016 Në ora: 09:34

Microsoft ka lëshuar rezultatet financiare për tremujorin e saj fiskal të vitit 2016, dhe në raportin e saj kompania zbuloi se sa njësi të telefonave Microsoft Lumia ka shitur për këtë periudhë.

Kompania njoftoi se kanë shitur një total prej 2.3 milionë njësive të telefonave Lumia për tremujorin e tretë fiskal, dhe shifër është është më e ulët për 73% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku ata kishin shitur 8,6 milionë njësi të Lumia.

Microsoft shiti një total prej 15.7 milionë telefona mobil Lumia në tremujorin e njëjtë, dhe kjo shifër tani është zbritur nga 24.7 milionë njësi sa ishin për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në përgjithësi, të ardhurat nga telefonat mobil për Microsoft në tremujor ishin 662 milionë dollarë, dhe kjo shifër tani ka rënë për rreth 47% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2015.

Ka pasur zëra se Microsoft do të lansojë modelin e ri të telefonit Surface, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga kompania amerikane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat