Ja çmimi që pagoi FBI për të çkoduar telefonin “iPhone”

Teknologji

Ja çmimi që pagoi FBI për të çkoduar telefonin “iPhone”

Më: 22 prill 2016 Në ora: 08:49

Çkodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinos, i ka kushtuar FBI-së më shumë se 1 milion dollarë. Kështu ka deklaruar shefi i FBI-së, James Comey, i cili ishte i pranishëm në “Aspen Security Forum” në Londër kur u pyet për një gjë të tillë.

“Sa shpenzuam? Shumë. Le të shohim, më shumë se çdo fitoj unë në krye të FBI-së deri në përfundim të mandatit dhe më kanë mbetur edhe 7 vite e 4 muaj”, deklaroi ai.

Sipas medieve ndërkombëtare, paga vjetore e kreut të Byrosë Federale të Hetimeve është 181.500 dollarë dhe me një llogaritje të thjeshtë, me aq sa do të fitojë Comey deri në fund të mandatit të tij, i bie afërsisht 1.331.000 dollarë.

Ndërkohë për çkodimin e telefonit, i cili ishte në qendër të një çështje ligjore mes qeverisë dhe “Apple”-t, kanë ndihmuar ekspertët e sektorit privat.

Çkodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinoi i siguroi FBI-së të dhëna që nuk i kishte më parë dhe ndihmoi autoritetet që t’i përgjigjeshin disa pyetjeve për hetimin që vazhdon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat