​Volkswagen arrin marrëveshje me SHBA-në për skandalin e emitimit

Teknologji

​Volkswagen arrin marrëveshje me SHBA-në për skandalin e emitimit

Më: 21 prill 2016 Në ora: 22:19

Volkswagen do të ofrojë "kompensim të konsiderueshëm" dhe të kthejë makinat e shitura në SHBA si pjesë marrëveshjes me rregullatorët pas skandalit me emitimin e testeve të naftës.

Detajet përfundimtare të kompensimeve të ofruara do të shpallen në qershor, por gjykata kishte vendosur një afat kohor deri të enjten që VW të arrij një marrëveshje në parim.

Vitin e kaluar, rregullatorët amerikanë zbuluan se makinat VW janë të pajisur me software të cilët mund të shtrembërojnë testet e naftës.

Gjiganti gjerman pastaj tha se 11 milionë makina në mbarë botën janë të prekura me këtë problem.

Gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në SHBA, Charles Breyer, tha se marrëveshja do të përfshijë një ofertë të kthimit të gati 500,000 automjeteve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat