Ndërpritet prodhimi i Xbox 360

Teknologji

Ndërpritet prodhimi i Xbox 360

Më: 21 prill 2016 Në ora: 21:49

Në vitin 2005 nisi prodhimi i kompjuterëve Xbox 360, por gati 11 vite më pas, Microsoft ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin e këtyre pajisjeve.

Phil Spencer, shefi i kësaj kompanie ka tha se shitja e kompjuterëve do të vazhdojë, si dhe shërbimet nuk do të kenë ndërprerje.

Xbox 360 ka shitur më shumë se 84 milionë njësi, të paktën që prej publikimit të shifrave zyrtare të publikuara në qershorin e vitit 2014.

“Jam shumë krenar për të gjithë punën dhe përkushtimin që zhvilloi Xbox 360, shërbimet dhe lojëra gjatë dekadës së fundit. Unë jam mirënjohës për fansat për pasionin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme”, shkroi Spencer.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat