Diçka për Inovacionin?

Teknologji

Diçka për Inovacionin?

Më: 21 prill 2016 Në ora: 07:35

Të gjithë jemi të vetëdijshëm mbi rëndësinë e teknologjisë, tanimë si pjesë e pashmangshme e së ardhmes globale, përfshirë edhe të ardhmen e vendit tonë.

Konceptet dhe zhvillimet e reja në këtë drejtim na shtyjnë të flasim dhe të diskutojmë bashkërisht mbi mundësitë në këtë fushë dhe hapat që duhet ndërmarrë për t’iu përshtatur trendëve më të fundit globale. Duke renditur këto fakte, nesër në ‘Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit’, do të mbahet konferenca me titull ‘Diçka për Inovacionin?’, organizuar nga OEA.

Me qëllim të shënimit të kësaj dite, nesër do të prezantohen dhe diskutohen tema me interes në këtë drejtim, nga panelistët, Arian Zeka, drejtor ekzekutiv, Oda Amerikane, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mërgim Cahani, drejtor ekzekutiv, Gjirafa, dhe Ardian Hoxha, kryedrejtor, American School of Kosova. I ftuar special do të jetë Cedric Maloux, drejtor ekzekutiv i StartupYard.

Temat që do të prezantohen flasin për ndërtimin e ekosistemit të inovacionit në Kosovë, vënien e Kosovës në rrugën e duhur të inovacionit, perspektiva ndërkombëtare mbi inovacionin, inovacioni eksponencial: mundësi apo kërcënim për shoqërinë, etj.

Konferenca do të mbahet në Sallën e Kuqe (Pallati i Rinisë), në Prishtinë, nga ora 12:00, dhe pjesëmarrja për të interesuarit është e lirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat