Google: Jemi website i rrezikshëm

Teknologji

Google: Jemi website i rrezikshëm

Më: 20 prill 2016 Në ora: 17:43

Google është një website “i rrezikshëm” dhe njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kur e përdorin atë. Paralajmërimi vjen nga vetë Google.

Motorri kryesor i kërkimit i vetë faqes mund të përpiqet që të vjedhë informacionet personale të përdoruesëve të tij apo të instalojë viruse në kompjuterat e tyre.

Siç shkruan “The Independent” paralajmërimi vjen si pjesë e raportit për transparencën online të vetë Google, që liston raporte se sa private dhe të sigurta janë faqet dhe tregon për ato që janë potencialisht të rrezikshme.

Kjo përfshin vetë Google, që mësohet se ka faqe me “përmbajtje të dyshimtë”. Thuhet gjithashtu se disa faqe në domain, instalojnë viruse (malware), vjedhin informacione nga përdoruesit dhe i drejtojnë ata në faqe të tjera të dyshimta.

Google këshillon që website e prekur t’i drejtohen në faqen “Webmasters Help for Hackers Sites”, ku Google jep një udhëzues të detajuar për t’u vetëpastruar dhe kontrollon vetë statusin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat