Ja sa do të kushtojnë Samsung Galaxy S7 dhe S7 edge

Teknologji

Ja sa do të kushtojnë Samsung Galaxy S7 dhe S7 edge

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 13:38

Samsung do të prezantojë gjeneratën e shtatë të telefonave inteligjentë më 21 shkurt. Deri tani janë zbuluar shumë informacione në lidhje me veçoritë që do të kenë Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Sipas burimeve të afërta ma kompaninë koreano-jugore, Galaxy S7 do të kushtojë 700 euro, ndërsa S7 edge do të shitet për 800 euro. Këto çmime janë për variantet me procesorin Exynos, pasi, siç mund ta dini, pajisjet do të fuqizohen nga procesorët Snapdragon 820 ose Exynos 8890, në varësi të rajonit.

Telefonat thuhet se do të kenë vetëm opsionin me 32GB hapësirë të brendshme, pasi ajo mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Shitjet për telefonat do të nisin nga 11 marsi në tregun evropian dhe atë amerikan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat