Edhe Instagram fillon me numrimin e klikimeve në video

Teknologji

Edhe Instagram fillon me numrimin e klikimeve në video

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:32

Instagram është duke shtuar edhe opsionin e ri të numrimit të shikimeve të videove që postohen në faqen e saj nga përdoruesit.
Dhe kjo është vetëm njëra ndër risitë që rrjeti social i ka premtuar për vitin 2016.

"Numrimi i shikimeve është forma më e pranuar ndaj reagime në video," tha kompania në një postim të saj.

"Kjo është arsyeja pse ju do të filloni ta shihni numrin e shikimeve të një videoje, ku më herët ishin të vendsura pëlqimet për video."

Duhet të klikoni mbi shikimet, dhe ju do të shihni se sa shumë pëlqime keni marrë.

Instagram tha se ndryshimi do të lansohet gjatë disa javëve të ardhshme.

Ndërsa shumica e përmbajtjes postuar në Instagram janë ende fotot, koha e shikimit të videove është rritur me 40% gjatë gjashtë muajve të fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat