"Lamtumirë" anijes kozmike Philae

Teknologji

"Lamtumirë" anijes kozmike Philae

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 13:28

Shkencëtarët evropianë mendojnë se kontakti me anijen kozmike robotike Philae, është i pamundur tashmë. Anija kishte arritur të aterojë me sukses në një kometë, në nëntor të vitit 2014 dhe komunikimii fundit me të është bërë në qershor të vitit 2015, kur filloi t’i afrohet Diellit.

Shkencëtarët tani besojnë se bateritë e anijes, të cilat mbushen me energji solare, nuk funksionojnë më, sepse anija gjatë këvizjes ka mbetur e ngujuar nën hije.

Qendra Gjermane e Hapësirës that ë premten se ka dyshime se Philae tash është mbuluar me pluhur dhe është ftohur tej mase për ta pasur të mundur komunikimin.

“Për fat të keq, mundësia që Phiale të rivendos kontaktin me ekipin tonë është pothuajse zero dhe ne nuk do të vazhdojmë më të dërgojmë mesazhe te anija”, tha Stephan Ulamec, menaxher i projektit Philae në Qendrën Gjermane të Hapësirës.

Shkencëtarët kishin shpresuar se Philae do të mund të kompletonte disa ekspertimente para shuarjes së plotë të baterive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat