Nga jashtë duket sikur është mbështjellë me një guackë breshke, dhe e tillë është dhe forma e tij.
Por nga brenda është një mrekulli!
Quhet “Tortoise-Breshka”, por nuk ka asgjë të përbashkët me të pasi është shumë i shpejtë dhe luksoz.
Ky jaht ka disa dhoma gjumi, sallon gjigand, vaskë me hidromasazh dhe çdo gjë luksi.
Çmimi ama është tejet i kripur.
Plot 110 mijë euro në javë kushton qiraja e tij.
Është mobiluar me një stil italian dhe mund të mbaje 12 pasagjerë si dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit.