Mos i bëni më këto 11 gabime me i-Phone-n tuaj

Teknologji

Mos i bëni më këto 11 gabime me i-Phone-n tuaj

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 23:33

Në qoftë se telefoni juaj i-Phone është i çmuar për ju, atëherë ju duhet të kujdeseni për të. Janë shtatë gjëra që me siguri ju i bëni gabim në raport me i-Phone-n tuaj.

1. Nuk e fikni asnjëherë

Ju duhet ta fikni i-Phone-n tuaj të paktën një herë ën javë, pasi nëse e bëni më tepër bateria e tij do të konsumohet. Lereni atë të shkarkohet plotësisht dhe më pas karikojeni në maksimum.

2. Lini WiFi-n dhe Bluetooth-in ndezur gjatë gjithë kohës

Kur iPhone juaj ka WiFi dhe Bluetooth ndezur dhe ju nuk jeni duke përdorur asnjërin prej tyre, kjo është vetëm një humbje e energjisë. Lërini të fikur, dhe ndizini vetëm kur ju nevojiten

3. E përdorni jashtë në temperatura ekstreme

iPhone juaj nuk është bërë për të përballuar temperatura shumë të nxehta ose shumë të ftohtë, 0 ° C ose 35 ° C. Këto kushte mund të konsumojnë baterinë apo ta fikin pajisjen tuaj. Të paktën vendoseni atë në xhepin tuaj, të sigurt.

4. Flini me të gjatë natës kur është në karikim

Karikimi i iPhone-t tuaj, ndërsa flini mund të jetë i përshtatshëm, por kjo nuk është një ide e mirë. Ka shumë debate për këtë çështje, por shumë thonë se mbajtja e iPhone-t tuaj në zyrë, pasi ai është ngarkuar plotësisht, me kalimin e kohës mund ta dëmtojë baterinë. Mundohuni ta ngarkoni atë gjatë ditës ose përdorni një prizë elektrike që ju njofton kur telefoni ka marrë karikimin e duhur.

5. Karikimi ose shkarkimi plotësisht i baterisë

Bateria me litium-jon, e cila përdoret në iPhone, punon më mirë është ngarkuar në mes të 50 dhe 80 për qind.

6. Përdorni një karikues që nuk është i markës “Apple”

Ngarkuesi “Apple” mund të jetë i shtrenjtë, por me vlerë. Duke përdorur ngarkues të tjerë mund të dëmtoni telefonin tuaj dhe ju e dini që ngarkues të rremë kanë shkaktuar zjarre dhe shpërthime.

7. Nuk e pastroni

“Apple” rekomandon të përdorni një leckë të butë për të pastruar pajisjen tuaj, veçanërisht pranë vendit ku vendoset ngarkuesi.

8. E mbani në dorë ndërsa ecni në rrugë

iPhone është një kërkesë e madhe edhe në tregun e zi dhe një objektiv i madh për hajdutët.

9. Nuk e mbroni me një fjalëkalim

Gjysma e përdoruesve të iPhone nuk i mbrojnë telefonat duke vendosur një fjalëkalim. Nëse ju nuk keni një fjalëkalim në iPhone-n tuaj që mund të vidhet, atëherë identiteti tuaj dhe të dhënat tuaja personale vihen në dispozicion të vjedhësve. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur privatësinë tuaj.

10. Aktivizoni shërbime të vendndodhjes për të gjitha aplikacionet

Shkoni tek Settings> Privacy> Location Services për të çaktivizuar funksionin, ose për ta kthyer atë për të gjitha aplikimet për të cilat nuk është e domosdoshme. Bateria juaj do të t’ju falënderojë.

11. Aktivizoni njoftimet për çdo aplikim

Studiuesit zbuluan se edhe njoftimet mund të shkatërrojë përqendrimin tuaj si dhe baterinë e telefonit. Shkoni te Settings> Notifications dhe zgjidhni këtë opsion vetëm për aplikacionet e rëndësishme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat