Oculus zbuloi kompjuterat e parë të çertifikuar për realitetin virtual

Teknologji

Oculus zbuloi kompjuterat e parë të çertifikuar për realitetin virtual

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:49

Muajin e kaluar kur Oculus prezantoi paisjen e parë të realitetit virtual, kompania bëri të ditur se kompjuterat e parë të çertifikuar dhe të aftë të vënë në jetë këtë teknologji do të mbërrinin së shpejti.


Sot ky objektiv i kompanisë u bë realitet me lançimin e kompjuterave ASUS G11CD. Alienware X51 R3 dhe Dell XPS 8900. Desktopët Asus dhe Dell hyjnë në kategorinë e produkteve të rangut të ulët me proçesorë Intel Core i5, 8GB RAM dhe karta grafike Nvidia GTX 970. Kostoja e këtyre desktopëve fillon nga 1,599 dollar së bashku me paisjen e realitetit virtual.


Për rangun e lartë ka menduar Alienware me desktopin e karakterizuar prej një proçesori Intel Core i7, 16GB RAM dhe kartë grafike Nvidia GTX980. Kostoja e tij fillon nga 2,549 dollar. Gjithësesi detajet e plota të desktopëve të parë gati për realitetin virtual të Oculus Rift mund ti gjeni në uebfaqen e kompanisë. (PCWorld Albanian)oculusready2-640x316oculusready3-640x316oculusready4-640x316

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat