Huawei lanson GX8 për 349 dollarë

Teknologji

Huawei lanson GX8 për 349 dollarë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:21

Modeli më i ri i telefonit nga Huawei për SHBA, GX8, është tani në dispozicion nga dyqanet e kompanisë online si dhe përmes Best Buy, për një çmim prej 349 dollarësh.
Telefoni me ekranin prej 5.5 inç është modeli më i ri në SHBA pas Nexus 6P dhe lansimit të fundit Honor 5X.

Më herët, Huawei i ka shitur vetëm disa nga modelet e linjës Ascend në SHBA.

Në këtë model është procesori Snapdragon 615 me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Por aty është edhe porti për microSD me kamerën e pasme me 13MP, mes tjerash.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat