Note 6 vjen në vend të Galaxy S7 Edge Plus

Teknologji

Note 6 vjen në vend të Galaxy S7 Edge Plus

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:21

Samsung është zotuar që modeli i fabletit të saj të ri Galaxy Note 6 do të rikthehet në tregun evropian dhe britanez.
Megjithatë, ana negative e këtij lajmi është se Galaxy S7 Edge Plus nuk do të jetë pjesë e planeve të këtij lansimi.

Sipas Tech Radar, Samsung e ka konsideruar si gabim të paqëllimshëm vendimin për të larguar Note 5 nga tregu evropian.

Ky burim pretendon se Galaxy Note 6 do të lansohet në gjatë muajit gusht, përderisa në tregun botëror Galaxy S7 Edge Plus dhe Galaxy S7 pritet të lansohen më 21 shkurt në konferencën teknologjike, Mobile World Congress.

Për detaje më të hollësishme, në ditët në vijim pritet lajmërimi zyrtar nga vet kompania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat